Lajme

Bislimi: Plani franko-gjerman parasheh njohjen de-facto midis Kosovës dhe Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se plani franko-gjerman parasheh njohjen de-facto midis Kosovës dhe Serbisë.

“Plani franko-gjerman i tregon kornizat bazë, që nënkupton njohjen de-facto të të dy shteteve, ndërkaq se si do të jetë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishme, cilat duhet të modifikohen e cilat duhet të zbatohen, për këtë diskutojnë palët në Bruksel”, është shprehur Bislimi, njofton Klankosova.tv.

Ai ka thënë se shefi i qeverisë, Albin Kurti, pas takimit që pati me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka nxjerr informatën që ai është dakord me plaformën e propozuar nga plani franko-gjerman,

“Ajo që Kurti ka nxjerr pas takimit është informata që ai është dakord me platformën e propozuar nga plani franko-gjerman, me mbështetje të ShBA-së. Platforma tregon vetëm principet dhe veprimet bazë, ndërsa gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj duhet të diskutohet në aneksin implementues mes palëve në Bruksel”.

Më tutje Bislimi u shpreh se Bashkimi Evropian ka vërejtjet e saja në dy kushtet nga gjashtë sa i ka propozuar kryeministri Kurti, në lidhje me formimin e Asociacionin.

/Shqip.com