Lajme

Bislimi nga Frankfurti: Kosova ka potencial të madh zhvillimor

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Kosova ka potencial të madh zhvillimor në moshë mesatare të re të popullsisë e me cilësi të lartë të demokracisë.

Bislimi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova është vend që ofron mjedis të përshtatshëm për mundësinë e investimit dhe po avancon përmes një agjende ambicioze drejt integrimit evropian.

“Vendi ynë ka potencial të madh zhvillimor, me moshë mesatare të re të popullsisë, cilësi të lartë të demokracisë dhe Qeveri të fokusuar në punësim dhe drejtësi. Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për mundësitë e investimit dhe po avancon përmes një agjende ambicioze drejt integrimit evropian”, ka shkruar ai.

Sipas tij, performanca dhe imazhi pozitiv i Kosovës, reflektohet dhe në përmirësimin në pozicione, ndër më të lartat ndonjëherë në renditje botërore.

“Performanca dhe imazhi pozitiv i Kosovës, reflektohet dhe në përmirësimin në pozicione, ndër më të lartat ndonjëherë, në renditjet botërore. Ndër hapat e rëndësishëm të ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është dhe formalizimi i ekonomisë, që ka sjellë rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në “Investment Management Exhibition”

Ndërsa shton se “agjenda ambicioze legjislative dhe ndërmarrja e reformave në fushat e politikës industriale, në statusin strategjik të investitorit, krijimin e Gjykatës Komerciale, reformimit të legjislacionit për Zonat Ekonomike dhe poashtu mbi inovacionin, e bëjnë Kosovën një vend të sigurt për tërheqjen e investimeve strategjike”.

Bislimi gjatë kësaj jave ka marr pjesë në “Investment Management Exhibition” të organizuar në Frankfurt./Shqip.com