Lajme

Bislimi merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të mërkurën do të udhëtoj drejt Strasburgut, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave.

Bislimi ka shkruar se pritet e gjata e të shumta mbaruan e tashmë lëvizja e lirë do të jetë realitet.

“Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024. Votimi i fundit, final mbi liberalizimin e vizave, kaloi pozitivisht nga Parlamenti Evropian”, ka shkruar Bislimi.

Kutjojmë se, Parlamenti Evropian sot e miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. Pas nënshkrimit  të aktit ligjor për liberalizimin e vizave, hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

/Shqip.com