Lajme

Bislimi: Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015

Kosova dhe Serbia tashmë kanë arritur marrëveshje për energjinë elektrike.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe kryenegociatori nga pala kosovare, Besnik Bislimi

“Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës” ka shkuar Bislimi.

Këtë marrëveshje e ka përshendetur edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.

Marrëveshja për energjinë ishte arritur qysh më 2013, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë./Shqip.com

Marrëveshja