Lajme

Bislimi: Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi tha se problemet me të cilat përballën popullsia e Luginës duhet të trajtohen gjegjësisht.

“Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht”, shkroi Bislimi.

Bislimi tha se për Qeverinë është e rëndësishme garantimi i garacisë në të drejtat në mes qytetarëve të Luginës dhe serbëve të Kosovës.

“Për ne si Qeveri është me rëndësi garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serb në Kosovë”.

Megjithatë, i dyti i Qeverisë, tha se 4010 nxënës kanë përfituar tekste falas për mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha klasat fillore.

“4010 nxënës përfituan tekstet falas për mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha klasat fillore. Jemi të gëzuar për mbulimin e kësaj kostoje por njëkohësisht edhe të brengosur që kemi ndarë libra për kaq pak nxënës duke ditur që deri para pak viteve në Luginën e Preshevës fillonin shkollat më shumë se 13 mijë”.

Besnik Bislimi së bashku me ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë realizuar vizitë në Luginën e Preshevës dhe janë takuar me liderët politik të Preshevës dhe Bujanocit./Shqip.com