Lajme

Bislimi: Javën tjetër marrim vendim se si do ta trajtojmë çështjen e targave, marrëveshja për energjinë nuk e shkel sovranitetin e vendit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se javën e ardhshme do të ketë një vendim qeveritar lidhur me çështjen e targave me Serbinë.

“Plani ynë do të del javën tjetër, ku do të trajtohet edhe çështja e tabelave KM. Por me prit që na me një ndërpres elektrik, e trajtojmë një problem që ka ekzistuar për 20 vite, mendoj që është pritje përtej asaj që është aktivisti” është shprehur Bislimi në një intervistë në RTVDukagjini.

Bislimi ka folur edhe për marrëveshjen për energjinë elektrike në veri të nënshkruar ditë më parë në Bruksel.

“Dakordimi që kemi arritë apo udhërrëfyesi nuk përbën shkelje të sovranitetit, marrëveshja fillimisht ka qenë e dëmshme, por implementimi i saj apo mos implementimi ka krijuar një situatë në teren që ka qenë edhe më e pafavorshme”, është shprehur Bislimi.

Bislimi ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015, ka qenë e dëmshme, e që sipas tij, mos nënshkrimi i saj në vitin 2022, do të ishte i pafavorshëm për Kosovën./Shqip.com