Lajme

Bislimi flet për takimet me serbët lokalë në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë

Në momentin që Albin Kurti morri pozitën e kryeministrit kishte premtuar se si kryeministër do të zhvillojë takime me serbët lokalë.

Lidhur me këtë çështje, ka folur zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai ka thënë se ai personalisht ka zhvilluar gjashtë takime me serbët lokalë. Këto takime janë zhvilluar në Ambasadën e Suedisë në Kosovë.

“Nuk është e drejtë të thuhet se ne premtuam por nuk e filluam atë dialog. Unë personalisht kam zhvilluar gjashtë takime me serbët vendas, pesë prej të cilave janë mbajtur në ambientet e Ambasadës Suedeze në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Kosovë. Dhe unë mbajta një takim dhjetorin e kaluar në këtë dhomë”, ka thënë Bislimi.

Lexo edhe:
Kurti takoi fshehtas politikanin kontravers serb, Boban Bogdanoviq

Bislimi ka treguar se edhe më cilët persona ka zhvilluar këto takime.

“Kemi biseduar me organizata që përfaqësojnë serbët lokalë si nga veriu ashtu edhe nga jugu, pra nga veriu i Mitrovicës, Gorazhdecit, Graçanicës”

Mirëpo, për momentin jemi të vetëdijshëm për pasojat që mund të përballen këta individë kur bëhet e ditur se ata. kanë filluar dialogun me qeverinë e Kosovës, ka shtuar më tutje Bislimi.

/Shqip.com