Lajme

Bislimi flet për një shkresë që ua dha Lajçak

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi po raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në fjalën e tij para antarëve të këtij komisioni, Bislimi ka folur fillimisht për dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Në këtë paraçitje, Bislimi do të flaës edhe për planin franko-gjerman.

Po ashtu Bislimi është shprehur se çdo vendim i marrë nga Qeveria e Kosovës kanë qenë në të mirë të qytetarëve që jetojnë në komunat me shumicë serbe.

Bislimi ka folur edhe për një shkresë që i është dorëzuar Lajçakut.

“Kërkesa ka qenë që diskutimet të kufizohen në kohë, në mënyrë që ato të mos zgjaten pastaj pa kufi dhe mendoj se me dakordimin e datës 23 nëntor e kemi arrtur këtë, për arsye se si pjesë e marrëveshjes është paraparë që bisedimet për propozimin franko-gjerman duhet të kufizohen deri në fund të marsit”, tha Bislimi.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte cilësuar si bazë të mirë planin franko-gjerman për diskutime të mëtejshme me Serbinë.

Ka shumë polemika sa i përket këtij plani nëse në qendër të tij është njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë apo kërkohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se plani franko-gjerman nuk e ka brenda njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Hasani thotë se plani franko-gjerman nuk e përmend njohjen reciproke – SHQIP.com

Sipas tij, dokumenti në fjalë e ka për bazë menaxhimin e krizës në mes të dy vendeve që të mos eskalojë situata në dhunë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se propozimi franko-gjerman është dërguar dje në Beograd dhe sot në Prishtinë.

Në një adresim për media në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor, Borrell tha se diskutimet lidhur me planin franko-gjerman duhet të ndodhin.

/Shqip.com