Lajme

Bislimi do të raportoj sot për dialogun dhe planin franko-gjerman

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik  Bislimi sot do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Ajo se çka do të raportoj Bislimi, ka të bëjë me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe planit franko-gjerman.

Mbledhja e këtij komisioni me të pranishëm Bislimin do të filloj nga ora 13:00.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte cilësuar si bazë të mirë planin franko-gjerman për diskutime të mëtejshme me Serbinë.

Ka shumë polemika sa i përket këtij plani nëse në qendër të tij është njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë apo kërkohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se plani franko-gjerman nuk e ka brenda njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Hasani thotë se plani franko-gjerman nuk e përmend njohjen reciproke – SHQIP.com

Sipas tij, dokumenti në fjalë e ka për bazë menaxhimin e krizës në mes të dy vendeve që të mos eskalojë situata në dhunë.

Kurse në një deklaratë, Bislimi ka thënë se në ditët në vijim do të ketë takime në mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë,  Aleksandër Vuçiq në mënyrë që të fillojnë bisedat intensive lidhur me këtë plan.

/Shqip.com