Lajme

Bislimi bisedon me ambasadorin hungarez për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është përkushtim dhe qëllim i përbashkët.

Bencze theksoi se Hungaria është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Kosovën.

Ndërsa, Bislimi tha se qeveria ka vullnet që të gjejë mënyra drejt avancimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë takimit dhe bashkëbisedimit miqësor, palët ndanë dhe eksperiencat e shteteve të tyre në fusha të ndryshme si arti, kultura dhe arsimi. 

/Shqip.com