Lajme Botë

Binjakët kanadezë hyjnë në “Guinness” si foshnjat e lindura më para kohe në botë

Adiah dhe Adrial Nadarajah

Një vëlla dhe motër kanadeze të lindur në javën e 22-të janë emëruar nga Guinness si binjakët më të lindur para kohe në botë.

Adiah dhe Adrial Nadarajah kanë lindur kur kanë mbushur 126, duke kapërcyer rekordin e mëparshëm prej 125 ditësh, të vendosur në vitin 2018 nga binjakët në shtetin amerikan të Iowa-s.

Nëse fëmijët do të kishin lindur edhe një orë më herët, spitali nuk do të kishte tentuar për të shpëtuar jetën.

Një shtatzëni e plotë është zakonisht 40 javë. Ndërsa, kjo lindje u bë 18 javë më herët.

Nëna e tyre, Shakina Rajendram tha se kur ajo filloi lindjen në javën e 21 d.m.th pesë ditë para se të hynte në javën e 22-të, mjekët i thanë asaj se foshnjat “nuk ishin të qëndrueshme” dhe kishin “0% shans për të mbijetuar”.

Ishte shtatzënia e saj e dytë, pasi humbi të parën vetëm disa muaj më parë në të njëjtin spital.

Ndërsa, foshnja e cila ka një rekord për lindjen më të hershme është Curtis Means nga Alabama, e cila lindi kur mbushi 21 javë e një ditë, raporton BBC.

/Shqip.com