Rozë

Binjakët e Genta Ismajlit mbushin 1 vit jetë, këngëtarja sjell fotosesionin e veçantë 

Për këngëtaren, Genta Ismajli sot është një ditë shumë e veçantë.

Kjo pasi binjakët e saj mbushin një vit jetë.

Ajo postoi disa fotografi të binjakëve ku ka bërë një dedikim prekës.

“Qoftë viti juaj i parë me ne i pari nga shumë e shumë të tjera që do të vijnë! E di qe do të na mbushni me aq lumturi sa keni, gjithmonë, kështu urime ditëlindjen”, ka thënë Ismajli.

“Nuk mund ta besojmë që ju tashmë jeni një! Paçi një ditë të gëzueshme si gjithmonë dhe qofshi të suksesshëm në jetë! Ju dua me gjithë zemër dhe një falënderim i veçantë gjithashtu”, shtoi më tej Genta.

/Shqip.com