Kulturë

Billie Eilish pranon që është e stresuar për pjesëmarrjen e saj në Oscars

Billie Eilish pranon se është e stresuar dhe shumë e emocionuar për pjesëmarrjen e saj në Oscars si e nominuar së bashku me vëllain e saj Finneas O’Connell.

Eilish dhe vëllai i saj janë të nominuar për këngën më të mirë origjinale nga filmi i James Bond “No Time To Die”.

“Oh, po, do të jemi atje, patjetër. Ne jemi shumë të stresuar dhe shumë të emocionuar”, tha 20 vjeçarja.

Dyshja ‘nuk hezitoi’ kur iu kërkua për herë të parë të prodhonin një këngë për ekskluzivitetin, por ata i imponuan vetes shumë ‘rregulla’ kur shkruanin këngën, shkruan DailyMail.

“Duhej të kishte një moment të madh, duhej të kishte dinamikë dhe duhej të ndihej shumë si Bond-i” reflektoi ajo.

Por dyshja refuzoi të dëgjonin temat e vjetra të Bond-it sepse nuk donin të ‘kopjonin aksidentalisht’ një këngë që kishte shkuar më parë. 

“Ne ndjemë një përgjegjësi të madhe ndjenjë të madhe përgjegjësie,” theksoi këngëtari i Ocean Eyes.

Ajo tha gjithashtu se ata ushtronin ‘shumë presion’ mbi veten e tyre.

“Ne e donim Bondin dhe jemi fansa të mëdhenj të ekskluzivitetit dhe donim ta bënim atë me drejtësi. Ne nuk donim të bënim një këngë të kotë, jo të James Bond. Është një gjë e vështirë kur shkruan një temë Bond”, tha Eilish për median.

Eilish përfundoi: ‘Ne e dinim tashmë se si tingëllonin të tjerët dhe e dinim tashmë se çfarë donim.’

Kënga e tyre do të konkurrojë me hitin e Beyonce Be Alive (King Richard), këngën Dos Oruguitas të Lin-Manuel Miranda nga Encanto, Diane Warren Somehow You Do (Four Good Days) dhe Doën To Joy të Van Morrison (Belfast)