Sport Shqiptar

Biletat për ndeshjen Kosovës shiten edhe në tetë qytete të tjera

Përveç në Prishtinë, biletat për ndeshjen e Kosovës do të shiten edhe në tetë qytet të tjera.

“Dardanët” të enjten do të përballen me Burkina Fason në një ndeshje miqësore.

Federata e Futbollit e ka konfirmuar se të mërkure të mërkurën do të fillojë shtija e biletave edhe në qytetet e tjera.

“Krahas dy pikave të shitjes në Prishtinë, sot do të fillojë shitja e biletave edhe në tetë qytet tjera në: Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë dhe Prizren”, thuhet në njoftim.

Shitja e biletave fillon në ora 13:00.

Biletat ishin paraparë të shiteshin në mënyrë online, të hënë, por për shkaqe teknike ky plan dështoi.

Derisa, në kryeqytet biletat kanë filluar të shiten të martën.

Miqësorja Kosovë-Burkina Faso, do të zhvillohet të enjten, më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Shqip.com