Sport Shqiptar Shtatë betejat e mbetura – Armend Dallku dhe Ilir Syla besojnë që nuk do zbresin nga elita e futbollit kosovar

Bileta për të qëndruar në Superligë – qëllim i Dukagjinit

Kf Dukagjini, Klinë

Kanë mbetur vetëm edhe shtatë xhiro – deri në përfundim të sezonit në Superligë, por KF Dukagjini nuk e ka siguruar ende mbijetesën.

Pozita e tetë, që dërgon në barazh – nuk është pasqyrim real i cilësisë – tha për Shqip,com, trajneri i kësaj skuadre, Armend Dallku.

“Normalisht që nuk jemi shumë të kënaqur – në aspektin e pikëve. Thuajse të gjitha skuadrave i kemi shkaktuar probleme dhe shumicën e ndeshjeve i kemi dominuar – pavarësisht se kush ka qenë kundërshtar – vendi i parë, apo i fundit”.

Armend Dallku: Ndoshta na vodhën diçka, treguam karakter, krenar me djemtë  - GazetaBlic
Armend Dallku

Se fati nuk ka qenë në anën e tyre, mendon edhe qendërmbrojtësi, Ilir Syla – që po e zhvillon sezonin e tretë me klinasit.

“Kemi tregu lojëra të mira, por në disa raste na ka munguar fati. Mendoj, që me pak fat më shumë – do ishim jashtë zonës së barazhit”, tha Syla.

Përkundër kësaj – shtatgjati tha se nuk po dorëzohen dot dhe se qëllimi për të qëndruar në Superligë mbetet ende i gjallë.

“Qëllimi ynë është të qëndrojmë në elitën e futbollit kosovar dhe besoj fuqishëm që do e arrijmë këtë”.

No photo description available.
Ilir Syla

Besim tek skuadra e tij ka edhe Dallku, i cili potencoi se “sa i përket shfaqjes së ekipit në fushën e gjelbër gjatë tërë sezonit – normalisht që jemi të kënaqur. Forma e lojtarëve dhe stërvitjet me përkushtim maksimal na bëjnë të besojnë që do t’i shmangemi zonës së barazhit”.

Ndërsa,  Syla thotë se në shtatë ndeshjet e ardhshme duhet rrëmbyer maksimumi i pikëve.

“Janë edhe shtatë ndeshje për tu zhvilluar – atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Duhet të japim maksimumin që në vazhdim të arkëtojmë maksimumin e pikëve”.

Përkundër rezultateve jo të kënaqshme, qendërmbrojtësi thotë se “nuk na ka munguar mbështetja e tifozëve në të gjitha takimet, si vendas ashtu edhe në udhëtim. Ata nuk na kanë lënë vetëm për asnjë moment të vetëm”.

May be an image of 7 people and outdoors
KF Dukagjini, Klinë

Ndërsa, trajneri prishtinas potencon që nuk ka qenë i kënaqur me ndarjen e drejtësisë, sepse sipas tij “në disa ndeshje kemi pas edhe kartona të kuq dhe penalti që nuk kanë qenë të merituara”.

Sa i përket të ardhmes – Dallku tregoi që “në fund të sezonit – do ulemi në tavolinë me drejtuesit e klubit dhe do t’i diskutojmë problemet që kemi pasur dhe të mundohemi ta bëjmë më të mirën”.

Pozita aktuale (vendi i 8) e vë Dukagjinin përballë fituesit të ndeshjes ndërmjet vendit dy vendeve të dytë – në Ligën e Parë./Shqip.com

Tabela e Superligës