Lajme

Bilçik: Pa normalizimin e marrëdhënieve përparimi i Serbisë drejt BE-së do të jetë i vështirë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik ka folur për normalizimin e mardhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Bilçik, pa normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, përparimi i Serbisë drejt BE-së do të jetë i vështirë.

“Progresi në diskutimin mes Beogradit dhe Prishtinës do të përmirësonte ndjeshëm pozitën e Serbisë si në Parlamentin Evropian ashtu edhe në institucionet e tjera evropiane,” tha Bilçik.

Bilçik tha se Serbia mori një vendim jo të lehtë për t’u anëtarësuar në BE dhe tani duhet të marrë shumë vendime të tjera të rëndësishme, para së gjithash për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën.

Për Bilçikun, normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën është ajo që bën një ndryshim të madh pozitiv në jetën e njerëzve.

“Pesë apo gjashtë vjet më parë kishte një ndjenjë jete për ta, ndërsa tani kanë frikë të dalin nga shtëpia, sidomos në veri të Kosovës, gjë që mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pas së cilës këta njerëz do të mund të udhëtonin lirshëm, të shkojnë në shkolla, tek mjeku”, thotë Bilçik.

Ai beson se pjesë e problemit është edhe kryeministri Albin Kurti, i cili normalizimin e sheh si garanci që pesë vendet e mbetura të BE-së ta njohin Kosovën.

Bilçik thekson se edhe Sllovakia dhe vendet tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, pajtohen për nevojën e dialogut.

/Shqip.com