Sport Ndërkombëtar

Bilbao i ofron kontratë Pochettinos

Maurizio Pochettino

Rezultatet jo të mira në Ligën e Kampionëve kanë sjellur zhgënjim në Paris.

Mauricio Pochettino mund të jetë duke shijuar ditët e fundit si pjesë e PSG-së.

Kjo, pasi që Athletic Bilbao i ka ofruar atij kontratë të re, raporton “L’Equipe”.

Pochettino

Trajneri argjentinas do të shkarkohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit dhe klubi bask shpreson ta tërheqë atë në La Liga këtë verë.

Edhe pse arriti të rikthente trofeun e kampionit të Francës në “Parc des Princes”, dështimet e tij në “UCL” janë arsye e shkëputjes së bashkëpunimit me parisienët.

PSG u eleminua në rundin e 16-të të finales nga Real Madridi, pas një performance të jashtëzakonshme të Karim Benzemas që shënoi hat-trick.

Pochettino dhe Trippier, finalja e Ligës së Kampionëve 2019

50 vjeçari ishte më herët trajner i Tottenham-it, me të cilët shkoi deri në finale të kompeticionit më prestigjioz për klube, por që u mposht nga rivali anglez Liverpool me rezultat 2:0. /Shqip.com