Sport Ndërkombëtar

Bilanci i skuadrave spanjolle në 18 finalet e fundit evropiane është i pabesueshëm

Klubet spanjolle janë të jashtëzakonshme në finalet ndërkombëtare. Këtë e tregon edhe shifra mbresëlënëse e regjistruar mbrëmë pas suksesit të Sevillës ndaj Romës në finalen e Ligës së Evropës.

Me suksesin e andaluzianëve me penallti përballë italianëve, kjo ishte finalja e 18 radhazi në Ligën e Kampioneve apo në Ligën e Evropës që klubet spanjolle fitojnë ndaj një rivali të një shteti tjetër.

Për herë të fundit, ajo që ishte mundur  nga spanjollët ishte Valencia në finalen e vitit 2001 në Ligën e Kampioneve ndaj Bayern Munich.

Më pas, nis një seri ku skuadrat spanjolle njohin vetëm fitore ndaj kundërshtarëve të një shteti tjetër me 4 Liga Kampionesh të Real Madrid, 4 Liga Kampionesh të Barcelonës, 6 Liga Evrope nga Sevilla, 2 Liga Evrope nga Atletiko Madrid dhe nga një e tillë për Valencia e Villarreal.

/Shqip.com