Lajme

Bilalli: Më pak se 10 për qind e shqiptarëve kanë votuar në Preshevë

Qendra e votimit në Preshevë

Më pak se 10 për qind e votuesve shqiptarë të Preshevës, kanë votuar deri tani në zgjedhjet serbe.

Kështu ka thënë për Shqip.com, Driton Bilalli nga qendra e votimit në Preshevë.

“Deri tani janë më pak se 10 për qind. Dalja e shqiptarëve në këto zgjedhje është shumë e vogël”, u shpreh Bilalli.

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, zgjedhje këto që nuk do të mbahen edhe në Kosovë me vendim të ekzekutivit të vendit.

Serbët me dy shtetësi do të votojnë në Rashkë dhe në Bujanoc.

Rreth gjashtë milionë gjysmë e serbëve sot kanë të drejtë vote në Serbi.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke garuar me dy lista, duke pas si pretendim që të fitojnë katër ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Mediat serbe atje raportojnë se janë 8,255 qendra të votimit ndërsa procesi zgjedhor do të zgjas deri në ora 20:00.

Serbët do janë duke votuar për 19-të lista zgjedhore parlamentare, si dhe për tetë kandidatë për president./Shqip.com