Lajme

BIK vjen me reagim pas sulmit ndaj imamit të sulmuar

Bashkësia Islame e Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj imamit të xhamisë së fshatit Lupç në Komunën e Podujevës.

“Sulmi i mbrëmshëm mbi imamin në hapësirat e xhamisë, në vendin e tij të punës, është akt i papranueshëm, madje përveçse sulm mbi imamin është edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar” thuhet në reagimin e BIK.

Imami është autoriteti më i lartë fetarë në xhematë, andaj atakimi i tij është atakim i vlerave dhe misionit që përfaqëson ai, e në këtë rast është edhe atak mbi Bashkësinë Islame të Kosovës.

Sipas BIK, Imami është autoriteti më i lartë fetarë në xhematë, andaj atakimi i tij është atakim i vlerave dhe misionit që përfaqëson ai, e në këtë rast është edhe atak mbi Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Mbështesim dhe i qëndrojmë afër imamit të respektuar, e nga xhemati kërkojmë që të distancohen nga autorët e sulmit, ndërsa nga organet e drejtësisë kërkojmë që të japin vendimet e duhura, sepse është sulmuar imami – autoriteti zyrtar fetar në vendin e tij të punës, si dhe është atakuar hapësira e xhamisë, e cila është e dedikuar për lutje e ibadete”, thuhet në njoftimin e BIK.

Imami i Xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha, është rrahur rëndë nga tre persona gjatë mbrëmjes së djeshme.

Për Shqip.com, rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se viktima ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor. Ai njoftoi se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

Tutje, Ahmeti tha se me urdhër të prokurorit të shtetit, personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “ Vrasje e në tentativë”./Shqip.com