Lajme

BIK mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn

Bashkësia Islame e Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës ka zhvilluar një aksion për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet  në Komunën e Mitrovicës dhe Skenderajt.

Sipas njoftimit të BIK-ut, deri më tani janë mbledhur mbi 123 mijë euro.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Kryesia e BIK-ut ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë aksion.

/Shqip.com