Rozë

Big Mama sërish pjesë e Big Brother Vip?

Big Mama

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka qenë mjaft e komentuar në faqet rozë kohëve të fundit.

Ajo po ashtu ka qenë pjesë e Big Brother Vip, ku është përfshirë në shumë debate të ashpra.

Në një postim të fundit që ajo ka bërë në rrjetin social Instagram, ajo ka ngjallur reagime të shumta tek fansat.

Artistja ka shpërndarë një fotografi para shtëpisë së BBV, derisa ka shkruar edhe një mbishkrim.

“A të futem prapë, si thoni”, është shprehur ajo.

Theksojmë se Big Mama para daljes së saj ka patur një diskutim të ashpër me ish-banoren, Antonela Berisha./SHQIP.com