Rozë

Big Mama: Po jom tradhtuar, natë për natë pasul nuk hahet

Big Mama

Këngëtarja shqiptare, Big Mama, është njëra ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar.

E gjithë kjo për shkak të afrimitetit që ajo ka treguar me fansat e saj që nga fillimi i karrierës muzikore.

Ndërsa në aspektin privat ajo ka qëndruar gjithmonë e rezervuar, duke mos bërë publike asnjë lidhje, pavarësisht që është përfolur për disa të tilla.

Ajo kësaj radhe në një intervistë për RTV21 zbuloi se ka qenë e tradhtuar, por që nuk e ka problem këtë pjesë.

“Po jam tradhtuar, ohooo. Tradhtia e një mashkulli me një femër mua nuk më vret të them të drejtën, nuk jam sikur gjithë femrat që bëjnë histori dhe janë xheloze të mëdha. Normal që më dhemb se nëse nuk ka xhelozi nuk ka dashuri thonë”.

Ajo tutje ka thënë së nuk e prish fëmijën e saj për një tradhti të momentit.

“Nuk jam njeri që mund të prishi familjen apo lidhjen nëse burri im ka dalë një natë me një femër. Punë e madhe. Ka shkuar një natë ka ardhur sërish tek unë. Derisa më respekton, më vlerëson dhe jam primare për të nganjëherë hallall e ka”, ka thënë më tej Big Mama. 

Ndryshe, Big Mama ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor./SHQIP.com