Rozë

Big Mama ka dy fjalë për Arjolën

Arjola dhe Big Mama

Ka disa javë që është larguar nga Big Brother, por vazhdon që të komentohet në media rozë.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Maqedonia, e cila ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas një debati tensionues që pati me Antonelën.

Pas daljes së saj ajo nuk ka preferuar të flasë më shumë mbi debatin e ndodhur, por në lojën e saj e kemi parë mjaft afër mikeshës së saj Arjolën, të cilën ajo ka vazhduar ta mbështesi dhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Në rrjetin e saj social Instagram, këngëtarja ka shkruar një mesazh për të, duke i uruar fitoren dhe duke treguar se Arjola është një nga banoret e cila po jep më se shumti në lojën e saj.

Big Mama

“Ke dhënë më shumë seç duhet nëse është reality show ti ke ardh me mesazhin, qëllimin dhe realitetin tënd. Po ne jemi popull hyp se të vravam zhdryp se të vrava as ne vet nuk dim se çka duam.. Si do qoftë ka njerëz çka të duan e të ndjekin e të shohin se sa e sinqertë je ti. Po që dhe të jetë kjo loja jote, që edhe viktimizohesh po që dhe fokusohesh te historia yte të paktën ti jep mesazhin dhe shembullin ma të mir aty të një nëne dhe grua të fortë dhe nëse aktron mir…”.

Ajo ka thënë se do të mbështësë Arjolën deri në fund pasi e di sakrificën e saj.

“Të dua të mbështes deri në fund dhe unë e di mirë çfarë ti sakrifikon për t’i dhuruar fëmijëve tu një jetë më të mirë. Motra ime mos harro se zoti t’a çon jetën ashtu siç e ke zemrën. Unë besoj te ti e të dua me zemër, dua që ti të fitosh por nuk mund të hik sinqeriteti dhe aj dreq Ilir është shumë i fortë, ja bëftë hallall zoti durimin e inteligjencën që e ka. Suksese dashni”, ka shkruar Big Mama.

Ndryshe, Arjola konsiderohet njëra  ndër favoritët kryesore për të fituar çmimin e madhe prej 100 m ijë eurosh./SHQIP.com