Rozë

Big Mama e zhgënjyer nga Donaldi dhe Beatrix, ja arsyeja

Big Mama

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk ishin pjesë e festës së ditëlindjes së Big Mamës.

Kjo ka ndodhur edhe pse e kishin marrë ftesën, por ish-çifti zgjodhi të mos shkonte.

Big Mama e ftuar në “Ftesë në 5”, tha se të gjithë ishin të ftuar, vetëm Antonela jo, por ka mbetur me hater me ta.

“Ishin të gjithë të ftuar, por ishin gati të gjithë, disa persona nuk ishin. Donaldi nuk ishte, Triksa nuk ishte. Antonelën se kam thirrur.

Gati të gjithë kanë qenë përveç atyre. Unë me të gjithë flas, por ato nuk më erdhën.

Big Mama

Nuk e di pse, unë me Donaldin nuk kam pasur kontakt por i shkruajta në Instagram, Elhaidi e mori në telefon…Kurse Triksa më tha që do vijë pastaj edhe ajo kishte punë. Se kuptova… nuk erdhi.

Ne jemi kënaqur. Kush të dojë të vijë kush të dojë të mos vijë.”, tha Big Mama.

Ndër të tjera, Big Mama foli edhe për jetën e saj personale, ku deklaroi se është ende beqare.

Ajo shtoi se pas daljes nga BBV, meshkujt nuk i afrohen më fare pasi kanë “frikë” prej saj, por që ajo është e lumtur dhe shumë rehat me veten./SHQIP.com