Big Mama: Burrat kanë frikë nga unë
Publikuar:
(11.02.2022 15:44:28)
Big Mama është njëra ndër emrat më të përfolur që nga dalje prej Big Brotherit.
Kjo pasi ajo është larguar pas një problem që kishte me Antonela Berishën.
Ajo së fundmi në një intervistë ka folur për rrugëtimin në këtë shtëpi si dhe ka treguar që është single.
Sipas saj, pas daljes nga BBV, i janë zhdukur kërkesat për lidhje nga djemtë. Mama u shpreh se të gjithë meshkujt ndërrojnë rrugë kur e shohin pasi kanë frikë.
“Jo nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas “Big Brother VIP” më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë”, u shpreh ajo.
Ndryshe Big Mama është shumë aktive edhe në muzike duke mos i lë anash prurjet e reja./SHQIP.com