Rozë

Big Brother Vip vjen me eliminim të dyfishtë të martën

Big Brother Vip

Ditën e nesërme do të mbahet edicioni i radhës në Big Brother Vip.

Si duket kësaj radhe do të ketë plot risi, përfshirë edhe dalje të banorëve që po qëndrojnë në shtëpinë e famshme.

Përmes faqes zyrtare të BBV, është bërë i ditur lajmi se nesër do të eliminohen dy banorë brenda një nate.

Ende nuk është bërë e ditur se si do të merret ky vendim, apo kush do të jetë në nominimin e dytë.

Nga nominimi me zingjir i të premtes së kaluar në nominim se kush do qëndrojë brenda shtëpisë janë: Tani, Xheisara dhe Egzona./SHQIP.com