Rozë

Big Brother merr vendim të rëndësishëm

Arbana Osmani

Arbana Osmani mbrëmë ka treguar një vendim shumë të rëndësishëm për fansa.

Ajo ka thënë se produksioni ka vendosur që të ndalojë komentet në faqen zyrtare të spektaklit.

Shkak i këtij vendimi janë bërë komentet me gjuhë urrejtje ndaj banorëve, por edhe familjarëve të tyre, duke përmendur këtu edhe bashkëshorten e Maestros, e cila është shtatzënë.

Më vjen shumë keq që nuk do të mund të shprehni mendimin tuaj për banorët. Top Channel do t’jua mundësojë këtë gjë kur të ndalojnë fyerjet, kërcënimet edhe për gra shtatzëna. Fansa të çmendur fyejnë, shajnë, kërcënojnë, bullizojnë. Le të shpresojmë që kjo gjë të qetësojë sadopak situatën për ata që përdorin gjuhë urrejtje“, tha Arbana.

Ndryshe, mbrëmë nga Big Brother është larguar Bledi Mane – me vet dëshirë.

/Shqip.com