Rozë

Bien shpatat, pajtohen Efi dhe Luizi

Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit të gjysmëfinales banorët kanë lënë pas hatërmbetjet dhe të gjithë së bashku kanë kërcyer dhe kanë kaluar bukur.

Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë katër finalistët e këtij edicioni të Big Brother dhe katër udhëtarët protagonistë të këtij rrugëtimi kaq të vështirë dhe me plot emocione.

Pas ‘Prime’-t të mbrëmjes së djeshme ata kanë festuar në mënyrën më të mirë të mundshme, madje edhe Luizi me Efin, të cilët pak orë më parë dukeshin se nuk do të flisnin më kurrë bashkë.

Ata kanë kënduar, kërcyer dhe në festën e tyre nuk ka munguar as alkooli, ku duket se e kanë tepruar paksa dhe kanë harruar zënkat e ditëve të fundit.

Teksa ishin ulur në tavolinën e ngrënies, Luizi e pyeti Efin nëse Kiara e do jashtë ashtu sikurse e do edhe këtu brenda.

Ajo i është përgjigjur se padyshim e do por kanë ndodhur disa keqkuptime mes tyre.

Luizoi nuk ka nguruar ti thotë Efit se ashtu sikurse Kiara edhe Efi e do, kjo e fundit iu përgjigj se e ka shumë xhan por është e mërzitur.

/Shqip.com