Lajme Botë

Bien nga kamioni 150,000 domate, aksidentohen 7 vetura

Marrë nga BBC

Më shumë se 150,000 domate janë derdhur nga një kamion në një autostradë në shtetin amerikan të Kalifornisë, duke e bllokuar trafikun.

Si pasojë e kësaj u përplasen shtatë makina dhe mbyllën pjesën më të madhe të autostradës ndërshtetërore 80 të hënën, raporton BBC.

Tre persona kishin pësuar lëndime të lehta dhe një i katërt është në spital me një këmbë të thyer, njoftoi Patrulla e Autostradave të Kalifornisë.

Gjatë sezonit të domateve, shoferët e kamionëve përdorin autostradën kryesore për të transportuar frutat në të gjithë shtetin.

Sipas raporteve, një përplasje fillestare bëri që kamioni me domate të devijoi në ndarjen qendrore të autostradës, duke derdhur domate të madhësisë së grushtit në një seksion prej 200 metrash të autostradës.

Ekipet e pastrimit lejuan që rruga të rihapte disa orë më vonë.