Lajme Ballkan

Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë nëna me dy vajzat

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Arrëz në familjen Kola.Një nënë dhe dy vajzat e saj kanë gjetur vdekjen pas një kontakti me energjinë elektrike.

Siç raporton ABC News shkak është bërë kontakti me rrymën elektrike të një prej vajzave që ka qenë duke bërë dush. Në këtë moment nëna dhe vajza tjetër kanë shkuar për ta ndihmuar, por dhe ato kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Nga ngjarja e rëndë kanë humbur jetën nëna P.Kola 42-vjeçe, dhe dy vajzat, S.Kola 18-vjeçe dhe V.Kola 15-vjeçe./Shqip.com