Lajme

Bielamowicz: Vuçiqi si Milosheviqi, orkestroi eskalim të ri në Kosovë

Vetura e djegur e Policisë së Kosovës

Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, ka shkruar rreth zhvillimeve në veri të Republikës së Kosovës.

“Në ditën e tubimit të tij në stilin e Milosheviçit në Beograd, autokrati i Serbisë Aleksandar Vuçiq orkestroi një eskalim të ri Kosovë-Serbi, duke destabilizuar veriun e Kosovës, duke rritur gatishmërinë e luftës së Ushtrisë Serbe dhe duke zhvendosur njësitë e saj në kufirin me Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas tij kryetarët e zgjedhur në Kosovë ligjërisht, po përpiqen të hyjnë në zyrat e tyre komunale. Ai vlerësoi se bojkoti nga strukturat serbe të Kosovës është ndërlidhura me Beogradin.

/Shqip.com