Rozë Ndërkombëtar

Bieber shihet për herë të parë në publik pas diagnostifikimit me sindromën “Ramsay Hunt”

Këngëtari i njohur, Justin Bieber duket se po e merr veten teksa është shfaqur në publik për herë të parë pas diagnostifikimit me sindromën “Ramsay Hunt”.

Ai dhe Hailey janë parë në një ishull privat në Bahamas.

Bieber, zbuloi së fundmi sëmundjen e tij duke u thënë ndjekësve në ‘Instagram’ se vuante nga sindroma “Ramsay Hunt”, një virus që paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij.

Ai u tha fansave se duhej të merrte pak kohë për t’u fokusuar në përmirësimin dhe shpjegoi se gjendja ishte arsyeja që ai duhej të humbiste shfaqjet e fundit.

Kjo ishte edhe arsyeja që ai anuloi koncertet e tij.

Në faqen e tij aktualisht thuhet se turneu i tij botëror do të rifillojë më 31 korrik 2022, në Itali