Rozë Ndërkombëtar

Bieber anulon koncertet për shkak të problemeve me shendet pas paralizës në fytyrë

Justin Bieber

Justin Bieber  ka pezulluar turneun e tij botëror, pas problemeve shëndetësore me të cilat po përballet.

28 vjeçari në fillim të këtij viti u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt – një gjendje e rrallë neurologjike që e la atë të vuante nga paraliza e fytyrës.

Justin zbuloi përmes rrjeteve sociale se po tërhiqet nga turneu për t’u fokusuar në shëndetin e tij.

Justin Bieber

“Në fillim të këtij viti, bëra publike për betejën time me sindromën Ramsay-Hunt, ku fytyra ime ishte pjesërisht e paralizuar. Si rezultat i kësaj sëmundjeje, nuk munda të përfundoja pjesën e turneut të drejtësisë në Amerikën e Veriut”, ka shkruar ai.

“Këtë fundjavën e kaluar, unë performova në Rock në Rio dhe u dhashë gjithçka që kisha njerëzve në Brazil. Pasi dola nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe kuptova se duhet ta bëj shëndetin tim prioritet tani”, ka vazhduar tutje ai.

Ai tha se do të tërihqej nga turneu për të pushuar dhe për tu përmirësuar.