Lajme Botë

Bie vlera e monedhës iraniane, fajsohen protestat anti-qeveritare

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, Ali Salehabadi po i fajëson pjesërisht trazirat e fundit anti-qeveritare për rënien e monedhës iraniane.

Salehabadi tha se “ngjarjet e dy muajve të fundit” kishin kontribuar, së bashku me sanksionet amerikane, në një rënie rekord të monedhës iraniane, por sugjeroi se dollarët mund të injektoheshin në treg për të mbështetur rialin.

“Për të bërë rregullime në tregun me këmbimit të huaj, ne në Bankën Qendrore do të veprojmë si një bërës tregu dhe si një politikëbërës i monedhës së fortë. Cilado monedhë e fortë që është më e kërkuar, ne do t’a ofrojmë atë në treg”, tha Salehabadi, raporton Reuters.

Monedha e Iranit ra shumë kundrejt dollarit amerikan të shtunën, ndërsa iranianët e dëshpëruar për të gjetur strehë të sigurta për kursimet e tyre janë përpjekur të blejnë dollarë, monedha të tjera ose ar.

Rial ka humbur gati 20 për qind të vlerës së tij që kur shpërthyen protestat mbarëkombëtare tre muaj më parë. Në maj 2018, monedha po tregtohej me rreth 65,000 dollarë amerikanë pak para se Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin nga marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore dhe të rivendosnin sanksione ndaj vendit.

Trazira më e gjerë që aktualisht ka mbërthyer Iranin u shkaktua nga vdekja  e 22-vjeçares, Mahsa Aminit, e cila u arrestua për veshje të “papërshtatshme” sipas kodit strikt islamik të veshjes së grave të Iranit.

/Shqip.com