Lajme

Bie nga lartësia një person në Prizren, dërgohet për tretman në QKUK

Klinika Emergjente e QKUK-së

Një person është lënduar gjatë punimeve në një objekt ndërtimor ku ka rënë nga lartësia rreth 2-3 metra.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Prizren, gjegjësisht në fshatin Malësi e Re, gjatë ditës së shtune.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren. Pas tretmanit mjekësor viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Qyteti i Prizrenit

PK ndër të tjera ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës./Shqip.com