Bie nga kati i nëntë 19-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për vetëvrasje
Një shtetas i huaj i moshës 19 vjeçare ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese në Ferizaj i cili dyshohet se është vetëvrarë.
Këtë e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ka ndërruar jetë.
“Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit ,Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G i moshës 19 vjeçar në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ka rënë nga kati i IX- të i një ndërtese. I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku nga atje jemi njoftuar se ka ndërruar jetë”, tha Veseli.
Tutje, ai njoftoi se informacionin se viktima është hedhur nga kati i nëntë i ndërtesës, Policia e ka marrë nga familjarët e viktimës.
“Policia e rendit i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve. Janë kontaktuar edhe familjarët e viktimës, ku sipas tyre dyshohet sa ai është hedhur nga kati i IX-të i ndërtesës”.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar ndërsa, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonal që ti marrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Po ashtu është njoftuar edhe ILEC-u për vdekjen e shtetasit të huaj.
Ndërsa, sipas Veselit, rasti është cilësuar ” Vetëvrasje”./Shqip.com