Lajme

Bie ndjeshëm numri i rasteve aktive me Covid-19

16 raste janë aktualisht aktive me COVID-19 në Kosovë.

Ndërsa, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shënuar 5 raste të reja, nga gjithsej 60 testime.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe dy persona nga ky virus.

Numri i personave të vaksinuar ka shkuar në 1.836.447.

/Shqip.com