Lajme Botë

Bie borë në mes të verës në Slloveni

Agjencia Sllovene e Mjedisit njoftoi se të mërkurën është regjistruar një rënie e lehtë e borës në Slloveni.

Sipas stacionit meteorologjik, borë ra në zonën e Kredaricës, ndërsa temperaturat atje shkuan në 1 gradë celsius.

Për ditët në vijim, parashikimet janë që temperaturat në Slloveni do të bien dukshëm.

Ndërsa, temperatura më të freskëta do të regjistrohen edhe në disa rajone të Evropës.

/Shqip.com