Lajme Botë

Biden:Sot dola sërish pozitiv për COVID, nuk kam simptoma, por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve rreth meje

Disa ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi doli negative në testin për COVID-19, tashmë ka rezultuar përsëri pozitiv.

Këtë e ka konfirmuar vetë Biden përmes llogarisë së tij në rrjetin social në Facebook.

“Njerëz, sot dola sërish pozitiv për COVID. Kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish”, ka shkruar Biden.

Biden ka thënë se nuk ka simptoma, por që do të izolohet për sigurinë e të gjithë njerëzve që e rrethojnë atë.

Jam ende në punë, dhe do të kthehem në rrugë së shpejti, ka shtuar më tutje Biden./Shqip.com