Lajme

Biden: SHBA duhet ta ruaj avantazhin ushtarak ndaj Kinës

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se SHBA po përballet me konkurrencë gjithnjë në rritje nga Kina.

Në takimin e mbajtur me drejtues ushtarak, Biden ka theksuar se modernizimi dhe forcimi i ushtrisë është prioritet për administratën që drejton.

Ai tha se SHBA duhet të ruajë avantazhin ushtarake që ka – por nuk dëshiron konflikt.

“Ne duhet të ruajmë avantazhin tonë ushtarak, duke e bërë të qartë se ne nuk kërkojmë konflikt. Në bisedat e mia të shumta – dhe më është thënë se kam kaluar më shumë kohë me Xi Jinping sesa me liderë tjetër botëror. Janë 78 orë, vetëm ai dhe unë. Tetë apo dhjetë prej tyre në telefon, pjesa tjetër që kur isha zëvendëspresident. Ne kemi përgjegjësi për të menaxhuar konkurrencën gjithnjë e më intensive me Kinën dhe duhet të ruajmë avantazhin tonë ushtarak, por po e bëjmë të qartë se nuk kërkojmë konflikt. Do të ketë një konkurrencë të ashpër, por nuk ka nevojë të ketë konflikt”, ka thënë Biden në takimin me drejtuesit  e Departamentit të Mbrojtjes.

Tutje ai tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj në mbarë botën, teksa mbrohet kundër agresionit brutal të Rusisë.

/Shqip.com