Lajme

Biden rikandidon David J. Kostelancik për ambasador të SHBA në Shqipëri

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka rikandiduar David J. Kostelancik për ambasador në Shqipëri disa ditë pasi kandidatura e tij u rrëzua nga Senati amerikan.

Në fillim të këtij viti Senati në SHBA nuk e miratoi emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Senati i kërkoi Presidentit të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për këtë pozicion.

Kostelancik u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në janar të vitit 2023.

Ai pritet të zëvendësojë në këtë detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua pas përfundimit të mandatit.

David Kostelançik është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Aktualisht punon si këshilltar në shtabin e ushtrisë amerikanë në Pentagon.

Ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari. Në DASH ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë.

Nëse senati do t’i jepte dritën jeshile, për David Kostelançik kjo do të ishte hera e dytë për të punuar si diplomat në Shqipëri.

Në vitet 1993-1995 ai ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane. David Kostelançik flet gjuhët e huaja, ruse, hungareze, turke dhe shqip.

Zgjedhja e një diplomati ekspert të çështjeve ruse nga DASH si ambasador në Tiranë nuk është e rastësishme. Vjen në një kohë kur tentativat e Rusisë për destabilizuar rajonin e Ballkanit janë prezente.

/Shqip.com