Lajme Botë

Biden në ditën e dytë me Covid 19, mjeku jep detaje për gjendjen e tij

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Presidentit amerikan, Joe Biden është infektuar me koronavirus.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë për CNN, tha se Biden i cili u konfirmua pozitiv dje, “është mirë dhe ka ende simptoma të lehta të Covid-19”.

“Presidenti është plotësisht i vaksinuar dhe dy herë i përforcuar, kështu që unë parashikoj që ai të përgjigjet në mënyrë të favorshme, siç bëjnë shumica e pacientëve të mbrojtur maksimalisht,” shkroi mjeku i Shtëpisë së Bardhë Kevin O’Connor.

Biden kishte një temperaturë të ngritur të mërkurën mbrëma, prej 99.4 gradë Fahrenheit, që “u përgjigj në mënyrë të favorshme” pasi ai mori acetaminofen, shtoi O’Connor.

Biden, 79 vjeç, rezultoi pozitiv me koronavirus të enjten, duke raportuar simptoma të buta, duke përfshirë rrjedhjen e hundës, kollë të thatë dhe lodhje. 

Presidenti po merr trajtimin e Pfizer për sëmundjen dhe po izolohet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë./SHQIP.com