Lajme Botë

Biden kujton viktimat e sulmit të 11 shtatorit: Nuk do harrojmë kurrë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kujtuar viktimat e 11 shtatorit të 2001, nga sulmi më i madh terrorist ndonjëherë.

Biden shkruan se edhe pas 21 vjetësh, jetët e humbura nga ky sulm, kujtohen nga ai dhe Zonja e Parë, Jill.

”Njëzet e një vjet më vonë, ne mbajmë të gjallë kujtimin e të gjitha jetëve të çmuara të vjedhura nga ne në Ground Zero, në Shanksville, Pensilvani dhe në Pentagon. Familjeve dhe njerëzve të dashur që ende e ndjejnë dhimbjen, Jill dhe unë ju mbajmë pranë në zemrat tona. Ne nuk do harrojmë kurrë”, ka shkruar Biden në Twitter.

Sulmi nadj Kullave Binjake, 11 shtator 2001

Sot behën 21 vjet nga sulmet e 11-të shtatorit.

Sulmet e 11 shtatorit janë një seri sulmesh të koordinuara terroriste, të udhëhequra nga grupi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve të Bashkuara.

Objekte të sulmit ishin ndërtesa të rëndësishme në ShBA, si Kullat Binjake ku ishte vendosur Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërtesa e Pentagonit si dhe Shtëpia e Bardhë.

Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr, kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh ishte përplasur mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit humbën jetën rreth tre mijë persona.

Në mesin e viktimave në Kullat Binjake ishin 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme, ndër ta ishin edhe tre shqiptarë./Shqip.com