Lajme Botë

Biden ia huq: Amerika ka 54 shtete

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Joe Biden është presidenti më i vjetër në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Në një fjalim në Filadelfia, ai ka ngatërruar numrin e shteteve në Amerikë, duke shkaktuar të qeshura nga të pranishmit.

Presidenti 79 vjeçar, tha se administrata e tij ka përmirësuar kujdesin shëndetësor, e për këtë ai kishte udhëtuar në 54 shtete për të ndaluar kompanitë farmaceutike të rrisin çmimet e barnave.

Shtimi i 4 shteteve është rasti i fundit i një numri gafash që kanë ngritur shqetësimet për shëndetin e Joe Bidenit.

Por përkundër këtyre shqetësimeve, Biden ka paralajmëruar se do të kandidojë për një mandate të dytë në zgjedhjet e vitit 2024.

/Shqip.com