Lajme Botë

Biden ia bart pushtetin Kamala Harris për shkak të gjendjes shëndetësore

Zv-presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kamala Harris.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do t’ia kalojë përkohësisht pushtetin zëvendëspresidentes, Kamala Harris, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Harris do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë derisa Biden do të jetë nën anestezi për një kolonoskopi rutinore.

Lajmin e bëri të ditur, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Zëvendëspresidentja do të punojë nga zyra e saj në West Wing gjatë kësaj kohe”, tha Psaki në një deklaratë, shkruan CNN, transmeton Shqip.com.

Biden, të premten e 19 nëntorit, mbërriti në Qendrën Mjekësore “Walter Reed” për t’iu nënshtruar një stërvitje rutinë vjetore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Është e natyrshme që një zëvendës president të marrë pushtetin presidencial ndërsa presidenti i nënshtrohet një procedure mjekësore që kërkon anestezi.

Nënpresidenti i atëhershëm, Dick Cheney e bëri këtë në shumë raste kur presidenti i atëhershëm,George W. Bush iu nënshtrua kolonoskopive rutinore./Shqip.com