Lajme Botë

Biden i quan politikat ekonomike të Truss “një gabim”

Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka quajtur politikat ekonomike origjinale të Liz Truss “një gabim”.

Në një ndërhyrje të pazakontë, ai tha se trazirat ekonomike që pasuan mini-buxhetin e qeverisë ishin “të parashikueshme”, raporton BBC.

Duke folur në një dyqan akulloresh në Oregon, zoti Biden u pyet nga gazetarët në lidhje me përpjekjen e kryeministres për të nxitur rritjen me ulje të taksave të pafinancuara.

“Epo, është e parashikueshme. Nuk isha i vetmi që mendova se ishte një gabim” tha Biden.

Biden ka qenë prej kohësh kritik ndaj teorisë ekonomike në zemër të politikës së kryeministrit, përkatësisht se ulja e taksave për bizneset dhe të pasurit gjeneron rritje që lejon që pasuria të “rrjedh” në të gjithë sektorët e shoqërisë.

Ministrat e Jashtëm dhe diplomatët britanikë thonë se ka një kosto diplomatike për trazirat politike të Britanisë, si dhe një çmim ekonomik.

/Shqip.com