Lajme Botë

Biden i kërkon autoriteteve ruse lirimin e gazetarit të Wall Street Journal

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar Rusisë ditën e sotme lirimin e gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili është arrestuar me akuza për spiunazh dhe po mbahet në paraburgim.

Lëreni të shkojë”, ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë akuzoi Gershkovich, i cili është një shtetas amerikan, për spiunazh për Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë përpjekjen për të marrë informacion të klasifikuar.

Sakaq, Administrata e presidentit Biden dhe Wall Street Journal i kanë mohuar akuzat e autoriteteve të Moskës.

/Shqip.com