Biden i ashpër me Netanyahun: Nuk ka sulm në Rafah pa mbrojtur civilët palestinezë
Publikuar:
(16.02.2024 13:28:44)
Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe përsëriti kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj një sulmi në Rafah “pa mbrojtje për civilët palestinezë”.
Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.
Mësohet se Biden i ka përsëritur kryeministrit izraelit thirrjen se nuk do të ketë sulme në Rafah pa mbrojtur civilët më parë.
Izraeli ka nisur një sulm në Rafah që është dënuar nga ndërkombëtarët.
/Shqip.com