Lajme Botë

Biden flet për rrjedhen e dokumenteve nga Pentagoni

Presidenti amerikan, Joe Biden. Foto: AP
Presidenti amerikan, Joe Biden. Foto: AP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, po qëndron për një vizitë zyrtare në Irlandë.

Ai e ka takuar presidentin e këtij vendi Michael D Higgins. Biden është pyetur edhe rreth situatës së krijuar pas ‘rrjedhjen’ e disa dokumenteve nga Pentagoni, nëse ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me rastin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk ka njohuri të ndonjë ‘zhvillimi bashkëkohor’ në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ai tha se hetuesit po punojnë për zbardhjen e këtij skandali.

“Nuk kam përgjigje. Nuk mund të flas tani. Hetimet po zhvillohen nga inteligjenca dhe Departamenti i Drejtësisë. Ata janë duke u afruar tek rezultati”, tha Biden.

Joe Biden u pyet nga gazetarët nëse është i shqetësuar lidhur me këtë ngjarje. Biden fillimisht tha se nuk është i shqetësuar e më pas u korrigjua:

“Jam i shqetësuar që ka ndodhur, por nuk ka asgjë të njëkohshme për të cilën jam në dijeni”, tha Biden.

Javën e kaluar nga Pentagoni në SHBA kanë rrjedhur disa dokumente që shkruajnë lidhur me luftën në Ukrainë.

Aty flitet edhe për organizimin ushtarak atje dhe disa karakteristika të ushtrisë ukainase, raporton nytimes.

E kjo, i ka alarmuar zyrtarët e lartë amerikanë të cilët janë mobilizuar për t’i vënë nën kontroll dokumentet.

/Shqip.com